9.8 C
Skopje
E mërkurë, 29 Prill, 2026

“TI” do t’i prezantojë rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit 2023

Transparensi Interneshënëll – Maqedoni sot do t’i prezantojë të rezultatet e Indeksit të Perceptimit të Korrupsionit (IPK) për vitin 2023.

Kryetari i Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, Bllagoja Pandovski do të informojë se si është pozicionuar vendi në raportin vjetor dhe për metodologjinë në bazë të së cilës është formuar rezultati për vitin 2023.

Republika e Maqedonisë së Veriut vitin e kaluar me 40 pikë indeksi u rendit në vendin e 85-të nga gjithsej 180 vende.

Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit (IPK) i vlerëson dhe i rendit vendet/territoret mbi bazë të nivelit të perceptuar të korrupsionit në sektorin publik të vendit nga ana e ekspertëve dhe biznesmenëve. IPK paraqet indeks të përbërë, kombinim të analizave dhe vlerësimeve të korrupsionit, të mbledhur nga disa institucione të renomuara.

Konferenca për shtyp në të cilën do të prezantohet raporti për vitin 2023 do të mbahet në zyrat e Transparensi Interneshënëll – Maqedoni, ndërsa do të mund të përcillet edhe onlajn përmes platformës ZOOM në linkun e mëposhtëm: https://us06web.zoom.us/meeting/register/tZYocOmoqjkrEtEfgNTbl3z2mBxVQp3f0xvG .са

Të ngjajshme

Të fundit