Bekim Qoku nga Vetëvendosja në ClickPlus në TV21 deklaroi se është e pritshme që të ketë tensione tani, kur Arben Taravari vendosi t’i bashkohet opozitës shqiptare. Ai shtoi se kjo bëhet nga BDI, ngaqë për herë të parë rrezikohet fuqishëm.
“Kemi në pushtet një konjukturë që është tejet e korruptuar, që është BDI-ja në krye me Ali Ahmetin dhe natyrisht këta njerëz do të sjellin situata të këtilla të tensionuara, ku do të ketë shpërthime herë këtu e herë atje, sepse këta e shikojnë, se për herë të parë, pas 22 vjetësh në pushtet po del në shesh një opozitë e bashkuar, me synime të qarta. Dhe tani me bashkimin edhe të Arben Taravarit dhe Aleancës për Shqiptarët u bë e qartë si loti, si kristali që për herë të parë rrezikohet fuqishëm BDI-ja”, tha Qoku.
