2.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

Pema e shenjtë e Merjemes, një nga destiancionet e shpeshta të krishterëve të Egjiptit

Pema, për të cilën thuhet se nën hijen e saj u ulën Merjemja, djali i saj Isa a.s. dhe Jusufi a.s. (Familja e Shenjtë) gjatë udhëtimit të tyre nga Palestina në Egjipt, vlerësohet se ka një histori të gjatë rreth 3.000 vite.

Kajro,  FERDI BAYAT

Pema e hazreti Merjemes (Virgjiresha Mari), e cila ndodhet në rajonin Matarija në Kajro, kryeqytetin e Egjiptit, të cilin bota krishtere e konsideron të shenjtë, vazhdon të jetë një nga vendet më të vizituara nga turistë të huaj dhe vendor, raporton Anadolu Agency (AA).

Pema, për të cilën thuhet se nën hijen e saj u ulën Merjemja, djali i saj Isa a.s. dhe Jusufi a.s. (Familja e Shenjtë) gjatë udhëtimit të tyre nga Palestina në Egjipt, vlerësohet se ka një histori të gjatë rreth 3.000 vite.

Sipas informatave të marra në faqen zyrtare të Ministrisë së Turizmit të Egjiptit, pema e hazreti Merjemes konsiderohet një qendër fetare dhe kulturore për vizitorët nga vende të ndryshme të botës.

Sipas disa informatave të ndryshme, disa ushtarë francezë në vitin 180 kanë gdhendur emrat e tyre në degët e pemës. Kjo ka ndodhur gjatë betejës në Ajn al-Shams midis ushtrisë osmane dhe asaj franceze. Emrat e gdhendur mund të shihen edhe sot e kësaj dite.

Sipas disa rrëfimeve, ushtarët francezë vuanin nga infektimi i lëkurës dhe besohej se ushtarët që vuanin, pasi që kishin nxjerrë një lëng nga pema dhe kishin lyer turpin e tyre ishin ndier më mirë.

Në mesin e figurave të rëndësishme nga e kaluara që kanë vizituar pemën e hazreti Merjemes, janë mbretëresha franceze Eugenia, si dhe historianët e njohur si Imam Sujuti dhe Al-Makrizi, si dhe arkeologu britanik Stanley Lane.

Mbretëresha Eugenia vizitoi rajonin në 1869, gjatë mbretërimit të Khedive Ismail.

Në këtë zonë jeton Hatixhe Mahmoud, e cila tha se hazreti Merjemja pushoi nën hijen e kësaj peme.

“Kjo pemë është e shenjtë për të gjithë ne”, tha Mahmoud.

Të ngjajshme

Të fundit