Në rajonin e Pollogut në Maqedoninë e Veriut ka rënie të ndjeshme numri i lindjeve.
Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri i lindjeve në RMV është ulur për 10 për qind në vitin 2023 krahasuar me vitin paraprak. Shifra të tilla alarmante janë edhe në rajonin e Pollogut, dhe kjo sidomos për shkak të shpërnguljes masive të të rinjve dhe familjeve.
Sipas statisikave, në tremujorin e fundit të vitit 2023, numri i lindjeve ka qenë 4.453 foshnje, dhe kjo shifër është 9,8% më pak se periudha e ngjajshme e vitit 2022.
