Derisa kalkulimet për bartës liste në zonat zgjedhore ku ka shqiptarë (1,2,5 dhe 6) kanë filluar të përfliten disa nga emrat të cilat BDI mund t’i nxjerrë, informon POPULLI.mk
Në zonën 1 flitet se BDI do të dalë me Blerim Bexhetin ose Artan Grubin. Në zonën 2 për bartës flitet njëri nga këta dy emra, Talat Xhaferi ose Sadulla Duraku. Në zonën 5, që ka lënë për t’u habitur janë emrat e Ali Ahmetit, Fatmir Dehari dhe Kreshnik Bekteshit, ndërsa në zonën 6 thuhet se Faton Ahmeti do të jetë bartës liste.
Këta janë disa nga emrat e përfolur. Ende nuk dihet saktë se a do të jenë këto figura si bartës liste nga partia më e madhe shqiptare BDI, por zërat brenda integristëve thonë se vetëm në këtë mënyrë do të mund ti bëjnë karshillëk opozitës së bashkuar shqiptare.
© POPULLI.mk
