6.8 C
Skopje
E martë, 31 Mars, 2026

Shefi i Shtatmadhorisë për vizitë te pjesëtarët e Armatës të cilët marrin pjesë në aktivitetet e NATO-s në Rumani dhe Bullgari

Shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, prej sot është në një vizitë pune dyditëshe te pjesëtarët e Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët kryejnë detyra në forcat shumëkombëshe të NATO-s në Republikën e Bullgarisë dhe Rumanisë, në kuadër të të a.q. “Aktivitetet e vigjilencës së shtuar”.

Gjenerali Gjurçinovski gjatë qëndrimit në Rumani, do të realizojë takime me komandantët e NATO-s Grupi luftarak shumëkombësh dhe Brigada shumëkombëshe për Juglindje si dhe me shefin e shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Rumanisë.

Kontributi ynë në “Aktivitetet e vigjilencës së shtuar” filloi nga fundi i vitit 2022 me dërgimin e dy përbërjeve të tyre në Rumani dhe Bullgari, ku së bashku me pjesëtarët e Forcave të Armatosura Aleate janë pjesë përbërëse e sistemit kolektiv për parandalim dhe mbrojtje”, kumtoi SHM e Armatës.

Të ngjajshme

Të fundit