6.8 C
Skopje
E hënë, 30 Mars, 2026

Pendarovski nga Tirana: RMV deri më tani i ka ofruar Ukrainës ndihmë në vlerë prej 60 milionë eurosh

Maqedonia e Veriut deri më tani i ka ndarë 60 milionë euro ndihmë ushtarake, teknike dhe humanitare Ukrainës, ndërkaq aktivitetet e SHBA-së dhe BE-së për ta ndihmuar Ukrainën janë në drejtim të vërtetë. Kështu ka deklaruar sot, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij në seancën plenare të Samitit Ukraina – Evropa Juglindore i cili mbahet në Tiranë, ku pjesëmarrës është edhe presidenti ukrainas, Volodimir Zelensky, shkruan Portalb.mk.

Presidenti Pendarovski ka theksuar se bashkë me aleatët e NATO-s, do të vazhdojmë ta kundërshtojmë sulmin ndaj Ukrainës së pavarur, duke kërkuar përgjegjësi për të gjithë krimet e kryera me qëllim që të sigurohet drejtësi për viktimat dhe familjet e tyre.

“Sot nga Tirana, patjetër duhet të premtojmë se edhe më tej do ta ofrojmë ndihmën tonë të palëkundur, derisa nuk arrihet marrëveshje paqësore, i cili do t’i pasqyrojë aspiratat e popullit ukrainas”, porositi presidenti Pendarovski.

Sipas Pendarovskit, lufta në Ukrainë udhëhiqet në emër të tërë botës së civilizuar dhe demokratike.

Të ngjajshme

Të fundit