11.8 C
Skopje
E diel, 22 Mars, 2026

“Zgjedhjet 2024”, Emrat në listën e deputetëve nga ‘Fronti Europian’

‘Fronti Europian’ i nisur nga kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti po merr jetë dalëngadalë. I pari i cili iu bashkua dje ishte Skender Rexhepi Zejdi, por që nuk u panë edhe kryetarët e partive tjera si Menduh Thaçi, Ziadin Sela e Arjanit Hoxha, informon POPULLI.mk

Ahmeti dje në press konferencë tha se po bisedohet edhe me partitë tjera për ta zgjeruar ‘Frontin Europian’ dhe jo vetëm me ato shqiptare por edhe me partitë turke, boshnjake e rome.

Diçka që la për t’u folur dje ishte mos prezenca e kryetarëve të partive tjera shqiptare. Sipas informacioneve të fundit që ka marrë POPULLI.mk thuhet se nuk janë ndarë të kënaqur me çfarë u është ofruar nga kryetari i BDI-së. Gjithashtu, qarkullojnë zëra se jozyrtarisht janë finalizuar listat për deputetë gjë që ka lënë pak të kënaqur partitë tjera, e që në këto zona është me sa vijon:

NJ.Z. 1 / Blerim Bexheti, Ilir Hasani, Shkodrane Dardhishta

NJ.Z. 2 / Sadulla Duraku, Skender Rexhepi Zejdi, Diana Toska, Elmi Aziri, Bastri Bajrami

NJ.Z. 5 / Ziadin Sela, Musa Xhaferi, Krenar Lloga

NJ.Z. 6 / Ali Ahmeti, Talat Xhaferi, Ilire Dauti, Menduh Thaçi, Arjanit Hoxha, Valdet Xhaferi, Faton Ahmeti, Fisnike Bekteshi Shaqiri.

Asnjë nga funksionerët aktual përveç Krenar Llogës nuk është në listën për deputetë. Mbetet të shihet se a do të ketë ndryshime në këto lista dhe se a do të zgjerohet ‘Fronti Europian’ apo do të mbesë vetëm me BDI-në dhe LP-në për shkak të mosmarrëveshjeve në listat e deputetëve mes partive politike. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit