Votimi për president më 24 prill dhe për rrethin e dytë më 8 maj, në bazë të aplikimeve të pranuara, duhet të organizohet në 24 vende. Që të organizohen zgjedhje në ndonjë nga përfaqësitë tona diplomatike – konsullore është e nevojshme që të regjistrohen të paktën dhjetë votues.
Më së shumti kërkesa të pranuara për votim ka në Gjermani – 578, pastaj në Slloveni – 327, në SHBA – 241, në Zvicër – 182, në Kanada – 122, në Austri – 116, në Itali – 101, në Australi – 97, në Belgjikë 91… Në mesin e vendeve ku ka më së paku të regjistruar është Kina ku ka 12 shtetas tanë që duan të votojnë në zgjedhje.
Burimi / Koha.mk
