Skender Rexhepi Zejdi, kryetar i Lëvizjes Populli dhe pjesë e koalicionit “Fronti Europian”, ka qenë mysafir në “10 minuta” në TV21.
Duke folur se çfarë e bashkoi me BDI-në, ai tha se qëllimi është që të jenë sa më afër BE-së e sa më larg Rusisë!
Shtoi se dikush ka interes që lufta Ukrainë – Rusi të defokusohet në Ballkan, por siç vlerëson, këtë do ta “ndalojnë me një menaxhim të mirë me BE-në dhe SHBA-të”.
