Zv/kryeministri Grubi ka publikuar disa fotografi nga punimet të cilat po kryhen në shkollën fillore të Sellcës, shkollë kjo e cila nisi të ndërtohet para pak kohësh, informon POPULLI.mk
Statusi i plotë i Grubit:
“Pas vendosjes së gurëthemelit një muaj më parë, kam kënaqësinë të ndaj me ju pamjet nga procesi intensiv i ndërtimit të objektit të ri të shkollës fillore “Rilindja” në fshatin Sellcë të Tetovës.
Po përkujdesemi që kjo vatër e dijes të jetë sa më shpejtë në dispozicion të rreth 300 nxënësve të kësaj zone.
Realizojmë premtimet!”
https://www.facebook.com/photo?fbid=959802058842646&set=pcb.959802468842605
POPULLI.mk
