26.8 C
Skopje
E hënë, 1 Qershor, 2026

Omer Ajdini komenton ndarjen e ASH


Nuk kam folur shumë për ndarjen e Aleancës për Shqiptarët sepse e di që shumë shokë e miq këtë temë e kanë të ndishme dhe doja t’i kursej nga polemikat përderisa ende nuk ishin definuar disa gjëra, mirëpo është momenti të thuhet e vërteta: ndarja e Aleancër për Shqiptarët paska ndodhur sepse një pjesë e Aleancës paskan qenë të vendosur t’ja vazhdojnë jetën regjimit të BDI-së dhe për atë vendosën vija të kuqe për bashkëpunimin me opozitën.

E para, në momentin kur duheshte të vuloset shkuarja e BDI-së në opozitë 3 muaj para zgjedhjeve, Ziadin Sela me shokë thanë që nuk bëjmë koalicion me Izet Mexhitin sepse ai ka qenë deri dje në BDI dhe nuk bëhet ndryshimi me të, mirëpo harruan që në 2016 bënë koalicion me Gzim Osdrenin që sapo kishte dalur nga BDI me shokët e tij. Pse atëherë mundej e tani jo?! Edhe më keq, për ta vërtetuar që ai ishte vetëm arsyetim koti, sot u bashkuan me Ali Ahmetin, themeluesin dhe udhëneqësin e BDI-së i cili, siç e kan thënë edhe vet ata, është arkitekti i çdo dëmi që i është bërë shqiptarëve në 20 vitet e fundit.

E dyta, thanë nuk bëjmë koalicion me Alternativën sepse na tradhëtoi dhe hyri në qeveri me BDI-në. Harruan që ishin pikërisht ata që e relativizuan veprimin e Alternativës duke e futur Aleancën në qeveri dhe duke ja ndryshuar kursin politik partisë brenda 24 orëve. Nëse Alternativa tradhëtoi Aleancën, a nuk i tradhëtoi Aleanca votuesit duke hyrë në qeveri me BDI-në?! Edhe më keq, për ta vërtetuar që ai ishte vetëm arsyetim koti, sot u bashkuan me Zejdin dhe Adnan Ismailin të cilët ishin ndër aktorët kryesor në Alternativë në kohën e thyerjes së kontratës së nënshkruar.

Thanë nuk bëjmë koalicion me Besën sepse Besa nuk ka luajtur fer duke na i marrë aktivistat, ndërsa harruan që plot aktivistë nga Besa kishin ardhur në Aleancë pas vitit 2017 dhe se ishte e drejtë e çdonjërit të zgjedh partinë ku bën aktivitet. Edhe më keq, për ta vërtetuar që ai ishte vetëm arsyetim koti, sot bënë koalicion me Arjanit Hoxhën i cili ishte ndër lojtarët kryesor në Lëvizjen Besa në kohën kur ndonjë aktivist mund të ketë ndërruar anë.

Thanë me opozitën nuk bëhet ndryshimi ndërsa u bashkuan me Mendu Thaçin nga i cili u ndanë pikërisht sepse me të nuk bëhej ndryshimi!

Shokë dhe shoqe, e vërteta sot doli në shesh: problemi nuk paska qenë që s’bëheshka ndryshimi me opozitën, por që duheshka BDI-ja të qëndrojë edhe 4 vite në pushtet. Për fat të mirë populli jonë është shumë i vetëdijshëm dhe këto gjëra i kupton lehtë, prandaj edhe nuk do ta falë këtë tendencë për mbajtje në pushtet të një diktature çerek-shekullore.

Mua më dhemb sespe ata shokë ishin në gjendje ta prishin partinë për të mos u bashkuar me opozitën në momentin kur humbja e BDI-së ishte shumë e sigurtë, ndërsa tani bashkohen me BDI-në duke na bërë neve ta pyesim veten: si qenkemi mashtruar deri tani?!

Edhe një gjë: nuk arsyetohet thyerja e çdo parimi dhe braktisja e misionit me dobësinë elektorale që ke dhe as me rritjen e probabilitetit të fitores. Ajo çfarë ka ndodhur deri tani dhe me atë çfarë ndodhi sot vërtetuat që thjeshtë donit t’i bënit shërbim BDI-së. Unë jam i lumtur që nuk do t’ja bëj këtë shërbim Ali Ahmetit.

Aty ku kam qenë aty jam, dhe atë që e kam pështy nuk e lëpij!

Të ngjajshme

Të fundit