6.8 C
Skopje
E diel, 22 Dhjetor, 2024

Clinton kujton periudhën e luftës në Kosovë

Ish-sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka kujtuar vizitën e saj në kampet e refugjatëve në Maqedoni, në 1999-n gjatë luftës në Kosovë.

Në një video-adresim në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, Clinton ka thënë të hënën se në rolin e sekretares e pati përcjell dhe mbështetur progresin e arritur në Kosovë, duke theksuar se forume si këto janë të rëndësishme.

“Më kujtohet mirë vizita që kam bërë në kampet e refugjatëve në Maqedoni. Pas kësaj ne bëmë thirrje në NATO që të ndalë këtë spastrim etnik. Si sekretare e Shtetit unë kam përcjell e mbështet progresin që është arritur…Forumet si kjo janë të rëndësishme. Gratë nuk janë vetëm viktima të dhunës dhe pabarazisë, por janë agjente të paqes. Jam e lumtur që do të punoni me DASH-in për themelimin e qendrës rajonale të ekselencës”, ka thënë Clinton.

Të ngjajshme

Të fundit