5.8 C
Skopje
E shtunë, 14 Mars, 2026

Haradinaj për vrasjen e gruas në Pejë: Të ndalen vrasjet, të reflektojë shoqëria!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka reaguar pas vrasjes së një gruaje nga burri i saj në Pejë.

Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.” – ka shkruar Haradinaj, duke shprehur ngushëllime për familjen.

Reagimi i plotë:

I trishtueshëm lajmi për vrasjen e gruas që ndodhi sot në Pejë. Raste të tilla që fatkeqësisht po ndodhin shpesh në vendin tonë, janë të papranueshme dhe është tejkaluar çdo limit njerëzor.

Është urgjencë që gjërat të marrin kahje ndryshe. Vrasjet duhet të ndalen, shoqëria duhet të reflektojë, ndërkaq drejtësia ta kryej punën e saj dhe të ashpërsohet në këtë drejtim.

Ngushëllime familjes që humbi më të dashurën e tyre.

Të ngjajshme

Të fundit