1.8 C
Skopje
E mërkurë, 4 Mars, 2026

SHA EMV: Sezoni i ngrohjes vazhdon për shkak të kushteve të motit

SHA Elektranat e Maqedonisë së Veriut (EMV) informon se për nesër janë krijuar kushte për furnizim të energjisë termike.

“Informojmë konsumatorët e kyçur në sistemin e ngrohjes qendrore menaxhuar nga kompanitë e formuara nga SHA EMV si dhe filiali i energjetikës, se për datën 18.4.2023 janë krijuar kushte për furnizim të energjisë termike. Ky informacion është konform vendimit të Komisionit rregullator për energji dhe shërbime të ujit të RMV-së dhe bazuar në parashikimin e temperaturës mesatare ditore të ajrit në Shkup prej 11°Celsius për datën 18.4.2023 nga Drejtoria për punë hidrometeorologjike, thuhet në kumtesën e SHA EMV.

Furnizimi me energji termike, konform rregullores, zakonisht kryhet deri më 15 prill, por sezoni i ngrohjes mund të zgjatet deri më 30 prill, varësisht kushteve të motit.

Të ngjajshme

Të fundit