20.8 C
Skopje
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

A është “VLEN-i” projekt i amerikanëve dhe europianëve ?

Koalicioni VLEN fitoi 107 mijë vota te kampi shqiptar në zgjedhjet parlamentare të 8 majit në Maqedoninë e Veriut, shkruan POPULLI.mk

VLEN përbëhet nga 4 parti politike të vendit; Lëvizja Besa, Aleanca për Shqiptarët (krahu i Taravarit), AlternAtivA dhe Lëvizja Demokratike. Këtij koalicioni i është bashkuar edhe Bekim Qoku nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në anën tjetër, Ali Ahmeti si kryesues mblodhi bashkë 9 parti politike dhe 4 komunitete të Maqedonisë së Veriut duke krijuar ‘Frontin Europian’.

Partitë që u bashkuan në koalicionin VLEN nuk shquhen për skandale, korrupsion, krim. Nuk janë parti që kanë qenë në pushtet ashtu siq ishte BDI-ja për 22 vjet, që nga viti 2002.

Amerikanët ndoshta kërkonin një opozitë të fortë për t’i bërë ballë BDI-së por edhe për ta çuar në opozitë për shkak të korrupsionit të madh, krimit, gjyqësori, prokuroria e shumë ngjarje tjera që u kritikuan si nga ambasadorja e SHBA-ve në vend, Angela Aggeler por edhe nga të tjerët. Nuk duhet harruar se Qeverinë e kaluar e quajtën edhe epidemi të korrupsionit.

‘Të huajt’ mblodhën bashkë të gjitha pjesët dhe e bënë një mozaik të plotë, një figurë të madhe të quajtur “VLEN”, që kjo figurë më pas të bëhet edhe një parti politike dhe në 8 apo 12 vitet e ardhshme të jenë garancë për rrugën euro-atlantike të Maqedonisë së Veriut, ku edhe si partner morën ‘aminin’ për të pasur VMRO-në e cila tani për tani shihet të jetë ndryshe nga ajo e kaluara që udhëhiqeshte nga Nikolla Gruevski. / POPULLI.mk

Të ngjajshme

Të fundit