6.8 C
Skopje
E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Maqedoni, Gjykata Kushtetuese sot do të shqyrtojë pesë nisma

Gjykata Kushtetuese sot do të mbajë seancë në rend dite të së cilës janë pesë nisma për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe ligjshmërisë.

Në rendin e ditës është nisma e paraqitur sipas nenit 91 paragrafi 2 të Ligjit për falimentimin në pjesën: “Kreditori i referuar në kontest përgjigjet për dëmin që mund të shkaktohet nga zhvillimi i kontestit nëse kërkesa refuzohet si e pabazuar”.

Para gjykatësve sot do të jetë edhe nisma e dorëzuar sipas nenit 65 paragrafi 2, në pjesën: “Ligji për kundërvajtje” dhe paragrafi 3 edhe në pjesën: “Ligji për kundërvajtje”, si dhe nenit 66a paragrafi 1, në pjesën: “Komisioni i kundërvajtjes” nga Ligji për veprimtarinë turistike.

Në seancën e sotme, do të shqyrtohet edhe nisma për Vendimin për dhënien e pëlqimit nga 18 gusht të vitit 2021 e miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës dhe Konkluzioni për publikimin e Vendimit për dhënien e pëlqimit për publikimin e vendimit, nga 5 gusht të vitit 2021, të NP “Komunalec” Negotinë nga 20 gusht i vitit 2021, miratuar nga Këshilli i Komunës së Negotinës në seancën e pesëdhjetë e një të rregullt të Këshillit të Komunës së Negotinës.

Në rendin e ditës të seancës së sotme është nisma e parashtruar në nenin 84 paragrafi 1 të Statutit të Odës Stomatologjike të Maqedonisë.

Gjykatësit do të diskutojnë edhe për nismën e dorëzuar nga partia politike E Majta nga Shkupi, e cila i referohet pikës 5 të Udhëzimit për reklama politike me pagesë për zgjedhjet lokale 2021 nga data 21.09.2021.

Të ngjajshme

Të fundit