20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Arsovska i shkarkoi drejtorët e BDI-së në Qytetin e Shkupit!

Ndërmarrjet Publike NQP “Shkup”, “Parqet dhe Gjelbërimet” dhe “Rrugë dhe Rrugicat” nga sot kanë drejtorë të ri, transmeton TV21.

Ata janë emëruar nga kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.

Në NQP do të jetë Dragi Kushovski, në “Parqe dhe Gjelbërime” Martin Agellovski ndërkaq në “Rrugë dhe Rrugica” Vanço Umllenski.

Nga Qyteti i Shkupit thonë se drejtorët e emëruar vinë nga sektori privat dhe se janë profesionistë të fushës.

Kujtojmë se me dy ndërmarrje publike, “Parqe dhe Gjelbërime” – Sefi Shabani dhe “Rrugë dhe Rrugica” – Qamil Kovaçi, kanë udhëhequr kuadro të BDI-së, ndërkaq në NQP ka qenë Kërste Petrevski nga GROM-i./TV21