20.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Mexhiti takoi ambasadoren amerikane, Angela Aggeler

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër i Ekologjisë, Izet Mexhiti sot është takuar me ambasadoren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoninë e Veriut, Angela Ageler, përcjell TV21.

Siç bëhet e ditur Mexhiti dhe Ageler kanë diskutuar për projektet mjedisore, mënyrat për të zbutur ndikimet e ndryshimeve klimatike si dhe përpjekjet e përbashkëta dypalëshe dhe rajonale në zbatimin e reformave dhe mbrojtjen e burimeve të vlefshme natyrore siç është Liqeni i Ohrit.