33.8 C
Skopje
E martë, 18 Gusht, 2026

Ali Ahmeti: Kadare do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka shprehur ngushëllime për vdekjen e shkrimtarit të madh shqiptar, Ismail Kadare, informon POPULLI.mk

“Lajm i trishtë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit tonë më të madh, Ismail Kadare.
Gjeniu i letrave që i dha botës shqiptare dhe asaj ndërkombëtare perla të pashoqe, Kadare do të kujtohet gjithmonë për veprat e tij që prekën zemrat dhe mendjet e miliona njerëzve.
Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të gjithë kombit tonë.
Pusho në paqe mjeshtër!”