Xhudisti shqiptar Edi Sherifovski do ta përfaqësojë Maqedoninë e Veriut në Lojërat Olimpike Paris 2024, transmeton TV21. Sherifovski do të garojë na kategorinë 81kg.
Për këtë, ai ka folur në emisionin e pasdites në “Pastel” në TV21. Thotë se pjesëmarrjen në Lojëra Olimpike e ka pasur ëndërr gjithmonë, por që u realizua tani, ende se beson.
Tregon dhe për regjimin në jetë që e bën, me qëllim që të parandalojë ndonjë pengesë të mundshme të pjesëmarrjes së tij në këtë garë më të madhe botërore sportive.
