34.8 C
Skopje
E mërkurë, 19 Gusht, 2026

Ahmeti thotë se kjo qeveri s’ka legjitimitetin etnik shqiptar

Dje, në Gostivar u mbajt Mbledhja e Përgjithshme e Bashkimit Demokratik për Integrim, ku morën pjesë të gjitha organet drejtuese të këshillave vendorë, degëve, forumit rinor dhe nivelit qëndror.

Në këtë mbledhje u miratuan njëzëri tre Rezolutat e BDI-së: Rezoluta mbi legjitimitetin; Rezoluta mbi domosdoshmërinë e zbatimit të Marrëveshjes së Ohrit, Prespës dhe Marrëveshjes për fqinjësi të mirë, së bashku me ndryshimet kushtetuese si dhe Rezoluta mbi organizatën tonë politike.

BDI mbetet organizata më e madhe dhe më e strukturuar politike te shqiptarët e Maqedonisë së Veriut.

Vazhdojmë rrugëtimin tonë të përbashkët, me në krye liderin e shqiptarëve, z. Ali Ahmeti, për t’u thënë NDAL përbuzjeve dhe nënçmimit që po i’u bëhet shqiptarëve nga përfaqësuesit JOLEGJITIM të bllokut shqiptar në qeverisje.

Kjo qeveri nuk ka LEGJITIMITET etnik shqiptar!