30.7 C
Skopje
E hënë, 15 Qershor, 2026

Bexheti: VLEN-i është degë e VMRO-së!

“Kolegu im, tash nuk e di a është i VLEN-it apo bashkërisht edhe i VMRO-DPMNE-së, pasi që kumtesat dhe narativin e kanë të njëjtë, nuk është deputet i një koalicioni fitues – nuk është i mandatuar për të përfaqësuar shqiptarët në institucione”.

Këto akuza i dërgoi drejt Halil Snopçes të ASH – VLEN, deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti gjatë emisionit ClickPlus në TV21.

Më tej Bexheti tha se fotografia që qarkulloi në publik ditëve të fundit, është dëshmi se edhe kumtesat e VLEN-it shkruhen nga VMRO – prandaj sipas tij, “VLEN është degë e VMRO-së”.

“Ashtu iniciativa ka çdo ditë dhe i ka mbajt në sirtarë. Ka pas fuqi dhe i ka mbajtur… Kur kemi qenë ne, nuk ka mundur të rrezikohet, nuk ka qenë as pjesë e debatit mediatik… Tani nëse ne i analizojmë situatat që erdhën pas defaktorizimit të votës shqiptare, ku kishim situatë që edhe kumtesat ua shkruanin duke thënë “prevedete go i na albanski jazik”(përkthejeni edhe në gjuhën shqipe), faktikisht unë këta i shoh si degë të VMRO-DPMNE-së për “një troh”(pak) pushtet”, tha Bexheti.