30.2 C
Skopje
E premte, 19 Qershor, 2026

Ademi: Marrëveshja e Ohrit për më pak se 100 ditë, po goditet në të gjitha anët

Fatkeqësisht, edhe pesimistët më të mëdhenj nuk do të kishin mundur të parashikojnë një zhvillim të këtillë dekadent të ngjarjeve të cilat po ndodhin në vendin tonë. Marrëveshja e Ohrit për më pak se 100 ditë, po goditet në të gjitha anët, me të gjitha mekanizmat, tha mes tjerash nënkryetari i BDI-së, Arbër Ademi në Daily Click në TV21. Ademi duke komentuar qeverinë e re, numëroi disa nga ngjarjet që sipas tij po dëmtojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

“Pra, po kontestohet gjuha shqipe, e dini me sa mund dhe sa sakrificë kemi ardhur deri tek ky stad i zgjidhjes ligjore, e cila përmbyll atë pjesë normative të Marrëveshjes së Ohrit. Gjuha shqipe, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat, flamuri kombëtar, asnjëherë nuk ka qenë çështje e kontestueshme, e debatueshme apo e kontestueshme, se a do të duhet në zyrën e një përfaqësuesi shqiptar të ketë apo jo flamur”, tha mes tjerash Ademi.