5.8 C
Skopje
E mërkurë, 1 Prill, 2026

Rama: Librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” në duart e nxënësve në diasporë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë ndarë lajmin se nxënësit dhe mësuesit në diasporë, kanë tashmë në duar librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II.

Rama shkruan se kjo do të ndihmojë në procesin e mësimit të gjuhës së bukur shqipe, traditave dhe kulturës tonë, për brezin e ri.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e mbarë për klasat shqipe në diasporë, ku librat “Gjuha shqipe dhe Kultura shqiptare” niveli I dhe II janë tashmë në duart e nxënësve dhe mësuesve, që me shumë dashuri dhe përkushtim po u mësojnë gjuhën e bukur shqipe, traditat dhe kulturën shqiptare, uroj një ditë të mbarë”, shkruan ai.

Të ngjajshme

Të fundit