Pensionistët kanë dalë sërish në protestë para kryeministrisë në Tiranë. Ata kërkojnë rritjen e pensioneve duke përsëritur të njëjtat kërkesa se nuk u mjafton për të mbuluar kostot bazë të jetesës.
Një pjesë e madhe e pensionistëve po ashtu po krahasojnë pensionet e tyre me ato të vendeve fqinje, si Kosova, e cila ka përjetuar një rritje prej 20% në pensione, ndërsa Shqipëria ka pasur një rritje më modestë prej 4.6%.
“Kemi dal për korrupsionin dhe për pensionet. Nëse nuk do bëhej korrupsion këtu ne do merrnim hakun tonë. Hakun tonë do merrnin, nuk duam hajdutllëqet e atyre. Unë marr 240 mijë lekë, më mbajnë çunat, ça kusuri ka të më mbajë djali”, u shpreh një pensioniste.
“Mora pjesë në protestën e parë. Kam një shpresë që Shqipëria mund të bëhet vetëm po u bashkuan këto partitë e reja. Ne dhonuhemi rëndë nëpër zyra. Nuk më bëjnë legalizime, nuk na ofrojnë shërbim. Në protestë kërkoj që ky kryeministri të ketë kujdes nëpër zyra, edhe të shohi këto pensionet”, tha një tjetër pensionist.
Burimi / GazetaExpress
