27.8 C
Skopje
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Shporta e vjeshtës përfundoi, si do të jetë shporta e dimrit?

Sot përfundon shporta e vjeshtës. Me vendim të Qeverisë, për 73 produkte ushqimore të përfshira në shportën e konsumit të vjeshtës marzha bruto e fitimit ishte kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ato produkte në markete ishin të shënuara me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”. Por, me përfundimin e shportës së vjeshtës a do të thotë se shporta e dimrit do të jetë e papërballueshme? shkruan Zhurnal.

Do ta mbrojmë standardin e qytetarëve edhe pas përfundimit të shportës së vjeshtës, premton Mickoski –

Kryeministri Hristian Mickoski paralajmëron se institucionet do t’i shfrytëzojnë të gjitha mjetet për mbrojtje të standardit të qytetarëve në rast të rritjes enorme të çmimeve të produkteve ushqimore pas përfundimit të shportës së konsumit të vjeshtës më 31 të këtij muaji.

“Pres që bashkë me odat dhe me tregtarët dhe me prodhuesit të mos ketë tërbim. Nëse vjen deri te kjo do të reagojmë ashpër dhe do ta mbrojmë standardin e qytetarëve me gjithçka që kemi si mjet në dispozicion”, deklaroi Mickoski në pyetjen e gazetarëve para pjesëmarrjes në Konferencën e parë vjetore të Blumberg Adria në Shkup.

Kujtojmë që, me vendim të Qeverisë, për 73 produkte ushqimore të përfshira në shportën e konsumit të vjeshtës marzha bruto e fitimit ishte kufizuar në 10 për qind në tregtinë me shumicë dhe pakicë. Ato produkte në markete ishin të shënuara me mbishkrimin “më pak shpenzime, më shumë për ty”.

Qeveria paralajmëroi se masa shporta e konsumit të vjeshtës në periudhën e ardhshme do të zbatohet si shportë e Krishtlindjeve, Ramazanit, Pashkëve me kohëzgjatje të kufizuar para dhe gjatë kohës së festave kur zakonisht rriten çmimet e produkteve ushqimore bazë, me qëllim që të mbrohet standardi i qytetarëve.

Shporta minimale sindikale për muajin tetor paraqet 61.249 denarë

Vlera e Shportës minimlae sindikale për muajin tetor 2024 paraqet 61.249,00 denarë, informojnë nga Lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Me banesë me qira prej 60 m2 për tetorin shporta paraqet 76.624,00 denarë.

Krahasuar me vlerën e shportës minimlae sindiklae për shtatorin 2024 e cila parqiste 61.306,00 denarë është pakësuar për 57,00 denarë.

“Me rëndësi është të ceket se masa e Qeverisë prë kufizim të vlerës së marzhave dha një pjesë të rezultatit të dëshiruar, por, për shkak të lakmisë për përfitim tek tregtarët që Shteti duhet të frenojë, ata, kur kuptuan për qëllimin e Qeverisë për këtë masë, i rritën çmimet e të gjitha prodhimeve, ndërsa këtë e konfirmojmë edhe me rritjen e vlerës së disa produkteve ushqimore dhe pijeve në Shportën minimale sindikale për mbi 717 denarë për muajin e kaluar shtator, ndërsa në të njejtën në pjesën e ushqimit dhe pijeve në muajin tetor 2024 e cila paraaqet 22.069,00 denarë krahasuar me muajin shtator 2024 ( 23.034,00 denarë) është pakësuar për 965 denarë”, thonë nga LSM.

Sipas tyre, kjo konfirmon se çmimet duhet akoma të ulen, ndërsa rritja e tyre nuk ka kurfarë lidhje me logjikën ekonomike, as me maturinë, por, siç thonë, ka lidhje vetëm me lakminë e cila është gjithnjë e më e shprehur në Maqedoni.

Nga LSM konsiderojnë se gjatë krijimit të masave Qeveria duhet ta kyçë sindikatën në mënyrë që ato të jenë më tl mira, duke pasur parasysh se në masën e fundit 47 kategori të produkteve nga 70, u ndërmorën nga Shporta minimale sindikale të cilën e përgatitë LSM, ndërsa për të cilat e kanë lëvizjen e çmimeve në secilin muaj prej fillimit të vitit. Nga LSM konsiderojnë se nevojiten kontrolle më ë mëdha dhe nëse nevojitet edhe dënime për tregtarët e pandërgjegjshëm të cilët pasurohen në kurriz të punëtorëve dhe qytetarëve.

Zbutja e nivelit të papunësisë duhet të jetë prioritet, sepse papunësia prodhon kriza të tjera që pastaj janë edhe më vështirë për tu menaxhuar e kontrolluar, sikurse ajo e eksodit të të rinjve. Me këtë avaz nuk po largohen vetëm të rinjtë por edhe mosha mesatare e qytetarëve që janë të larguar nga puna ose janë të pakënaqur me punën që e bëjnë. Kjo për shkak se nuk përputhen profesionet e të punësuarve me punën që e bëjnë, dhe me këtë vendi humbë edhe të rinjtë edhe profesionistët të fushave të ndryshme. /Zhurnal.mk

Të ngjajshme

Të fundit