Zv.kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Arben Fetai, është përballur me një kërcënim serioz për jetën e tij përmes një emaili të ngarkuar me gjuhë urrejtjeje dhe fyerje. Sipas Fetait, emaili i është dërguar me titullin “Plumb në kokë për ty shipo Fetai”, ndërsa përmbajtja e tij mbart mesazhe kërcënuese dhe të ashpra ndaj tij dhe komunitetit shqiptar në Maqedoninë e Veriut, shkruan POPULLI.mk
Në mesazhin e kërcënimit shkruhet: “20 përqindëshi nuk do të ndryshohet, por gjithçka shiptare do t’ju vrasim me plumb në kokë. Të ngordhni, shiptar i vdekur, shiptar i mirë; vdekje për shiptarët.” Këto deklarata të forta kanë tronditur opinionin publik dhe kanë shkaktuar reagime të shumta në qarqet politike e qytetare.
Fetai e ka raportuar menjëherë çështjen tek autoritetet përkatëse, të cilat kanë nisur hetimet për të identifikuar autorin e kërcënimit dhe për të garantuar sigurinë e tij. Ky rast është vetëm një nga shumë shembujt e fundit që reflektojnë tensionet etnike dhe politikat e ndërlikuara në vend. / © POPULLI.mk



