11.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Rikthehet debati në Kuvendin e Shqipërisë

Debate të ashpra mes palëve ka sjellë rikthimi i opozitës në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar vendimit të Gjykatës Administrative që uli një ditë më parë masën e dënimit me përjashtim të marrë për ta për djegien e karrigeve dhe prishjen e seancave, demokratët kërkuan dorëheqjen e Kryetares së Kuvendit.

Ata pretenduan se me ka shkelur Kushtetutën dhe rregulloren e Parlamentit duke përjashtuar 24 deputetë demokratë.

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së Gazment Bardhi, tha se Spiropali është përfaqësuese e krimit të organizuar. Sipas tij, ajo dhe mazhoranca kanë penguar opozitën që të marrin pjesë në seancë plenare, pa ligj e rregullore.

“Ju duhet të jepni dorëheqje, pasi keni penguar opozitën pa ligj e rregullore, që mos marrë pjesë në seancat plenare”, u shpreh ai.

Kjo në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me rregulloren, iu keni vënë deputetëve të opozitës forcat speciale të policisë.  Ti zonjë je përfaqësuese e krimit të organizuar, duhet të japësh dorëheqje. Duhet t’ju vijë vetëm turp”– tha Bardhi. 

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla tha se precedenti që vendosi gjykata Administrative është marrje e atributeve të parlamentit.

“Ne e kemi thënë që nuk diskutojmë vendime të gjykatës. Gjykata Kushtueses ka thënë se vendimet e brendshme nuk mund të ankimohen”, tha ai.

Të ngjajshme

Të fundit