4.8 C
Skopje
E diel, 29 Mars, 2026

Berisha paralajmëron protestën e radhës para Bashkisë

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka mbajtur fjalën e tij para mbështetësve të tij të mbledhur para banesës së tij. Berisha gjatë fjalës së tij u shpreh se nesër në ora 11:00 do të mbahet protesta e radhës ndërsa u bëri thirrje qytetarëve që tu bashkohen tek bashkia.

Kreu i PD-së theksoi se ata nuk do të ndalen derisa kreybashkiaku Erjon Veliajta “varin” në shtyllën e turpit të historisë. Ai shprehu mirënjohje për mbështëtësit ndërsa theksoi se do të vazhdojnë betejën e tyre. Berisha tha se ata ecin drejt fitoreve ndërsa Edi Rama drejt McGonigalit. Ai theksoi se sado që ta mbrojë Dumani, së bashku ata do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA.

Fjala e Berishës:

Miqtë e mi, një shëndetësi moderne, e cila i përgjigjet çdo emergjence me sukses dhe efikasitet, është zotimi ynë. Me treguesit e shëndetit plotësisht të krahasueshëm me vendet e zhvilluara të BE. Ndaj dhe ftoj qytetarët dhe qytetaret shqiptare të bashkohen me ne në mosbindjen civile. Nesër në ora 11:00, të gjithë tek bashkia. Erion, gjersa të të varim në shtyllën e turpit të historisë, aty do i kesh të revoltuarit e qytetit të Tiranës.

Erion, shko vetë me këmbët e tua, të mos të të çojmë ne zvarrë aty ku e ke vendin. Të mos të të kapim për zverku, se tani Aleksi ka hallet e veta, nuk ka të tuat. Edhe njëherë, mirënjohje të pakufishme. Të vazhdojmë betejën tonë. Ne kemi mbrojtur të vërteta në çdo kohë dhe do i mbrojmë ato edhe më shumë. Ne ecim drejt fitoreve, Edi Rama drejt McGonigalit. Edi Ramën e pret McGonigali. Le ta mbrojë sa të dojë mercenar Dumani, por së bashku do kenë fatin e McGonigalit si armiq të sigurisë, të Shqipërisë dhe SHBA. Si hajdutë, si të korruptuar, si njerëz që meritojnë çdo ndëshkim. Ja pra, pse është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Është radha jonë. Fitore, fitore, fitore!

 

Burimi / Dosja.al

Të ngjajshme

Të fundit