Mbrëmë, gjatë një takimi me qytetarët në komunën e Butelit, Bujar Osmani citoi një hadith nga Profeti Muhammed, duke thënë: “Një të keqe duhet ta ndalim me dorë, nëse jo me dorë atëherë me fjalë, nëse jo me fjalë, me zemër.” Ky citim tërhoqi vëmendjen e publikut dhe ngjalli reagime të shumta, shkruan POPULLI.mk
Ndërsa disa e përshëndetën mesazhin si një thirrje për reflektim dhe përgjegjësi qytetare, të tjerë nuk ngurruan ta kritikonin. Shumë përdorues të rrjeteve sociale vunë në pah se Osmani, dikur në pushtet, nuk i kishte përdorur të njëjtat tone në komunikimin me qytetarët.
Komentuesit e kritikuan me mesazhe si: “Pse tani, e jo atëherë kur kishe mundësinë të veproje?” dhe “Fjalimet e mira vijnë vonë, por veprat munguan.”
Për më tepër, disa e lidhën fjalimin e tij me përvojën e tij në Haxh, duke thënë se ndoshta ajo eksperiencë ka bërë që t’i kujtohet Osmanit se është haxhi dhe ka ndikuar në ndryshimin e toneve të tij publike.
Osmani ende nuk ka komentuar mbi reagimet e qytetarëve, por duket se citimi i tij ka hapur një debat të gjerë për raportin mes fjalës dhe veprës në politikë duke e ditur se ai ishte ministër nga radhët e BDI në disa Qeveri të kaluara. / © POPULLI.mk




