5.8 C
Skopje
E enjte, 21 Nëntor, 2024

BDI reagon ndaj Kurtit: Kryeministri i Kosovës në anën e VMRO-së, jo të shqiptarëve të RMV-së

BDI e vlerëson si skandaloze deklaratën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili ditë më parë tha se në Maqedoninë e Veriut, nuk ka ligj për gjuhën shqipe.

Ardita Dani nga BDI-ja, tha se me këtë deklaratë, Kurti u rreshtua në anën e VMRO-së dhe jo në anën e shqiptarëve të RMV-së.

“Deklarata e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte deklaratë skandaloze, e papranueshme dhe e dëmshme për ne si shqiptarë të Maqedonisë së Veriut. Kryeministri i Kosovës, në vend që të dalë në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve dhe të avancimit të tyre, ai doli në anën e atyre që janë kundër të drejtave të shqiptarëve. Për fat të keq, u vë në një vijë me partinë VMRO-DPMNE”, tha zonja Dani./Gazeta LAJM

Të ngjajshme

Të fundit