2.8 C
Skopje
E enjte, 26 Mars, 2026

Kuvendi i Kosovës dhe Shqipërisë mbajnë seancë të përbashkët më 20 dhjetor

Kuvendi i Kosovës dhe ai i Shqipërisë, pritet që më 20 dhjetor, të premten nga ora 11:00 të mbajnë një seancë të përbashkët, ku ndër të tjerë deputetëve pritet t’u adresohen edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe ai i shqipërisë, Edi Rama.

Seanca është caktuar në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që është mbajtur të hënën.

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se në agjendën e këtij takimi do të jetë adresimi i dy kryetarëve të kuvendeve, dy kryeministrave dhe shefave të grupeve parlamentare.

Ajo ka thënë se nga Kuvendi i Shqipërisë pritet të vinë rreth 60 deputetë.

Kusari-Lila ka thënë se në mbledhjen e Kryesisë është diskutuar edhe për mbajtjen e një seance për votim të marrëveshjeve ndërkombëtare.

Ajo ka deklaruar se si Grup Parlamentar e kanë konfirmimin e deputetëve “që kanë vendosur që të mos kandidojnë që do të marrin pjesë në votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare” dhe se për këtë seancë presin edhe konfirmimin e partive të tjera.

“Mbeti të shihet gatishmëria e deputetëve në përgjithësi, e opozitës në veçanti për votim”, është shprehur Kusari-Lila.

Të ngjajshme

Të fundit