3.8 C
Skopje
E shtunë, 21 Dhjetor, 2024

Forma e dobët vazhdon, Manchester City mposhtet nga Aston Villa

Manchester City është mposhtur me rezultat 2-1 nga Aston Villa në ndeshjen e vlefshme për javën e 17-të në Ligën Premier.

Ekipi i Pep Guardiolas ka vazhduar formën e dobët këtë sezon duke marrë edhe humbjen e nëntë nga 12 ndeshjet e fundit.

Pjesa e parë e ndeshjes ishte thuajse e barabartë, por vendasit ishin më konkret duke shënuar edhe një gol.

Goli i vetëm në këtë pjesë erdhi në minutën e 16-të të ndeshjes me anë të Jhon Duran, i cili shënoi për 1-0 pas asistimit të Morgan Rogers.

Në pjesën e dytë, City u mundua të kthehet në lojë, por përsëri vendasit ishin më të mirë dhe me konkret duke shënuar edhe një gol tjetër, ndërsa mysafirët vetëm në fund ngushtuan rezultatin.

Goli i parë në pjesën e dytë erdhi me anë të Rogers (65’), i cili shënoi për 2-0, ndërsa Phil Foden (90+) vulosi rezultatin përfundimtar 2-1.

Pas kësaj fitore, Aston Villa ngjitet në pozitën e pestë me 28 pikë dhe lë mbrapa Cityn në pozitën e gjashtë me 27 pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Qytetarët e presin Evertonin, ndërsa Aston Villa udhëton te Newcastle United.

Të ngjajshme

Të fundit