2.8 C
Skopje
E premte, 27 Dhjetor, 2024

Murtezani: VLEN nuk kërc’ënon partnerët e koalicionit qeveritar

Ministri për Çështje Evropiane, Orhan Murtezani duke u përgjigjur në pyetjet e Goran Misovskit nga LSDM në seancën për pyetje deputetësh në Kuvend, tha se koalicioni VLEN nuk e kërcënon partnerin e koalicionit VMRO-DPMNE, përcjell TV21. Murtezani tha se askund nuk ka deklaruar që VLEN do ta lëshojë qeverinë në rast se nuk realizohen ndryshimet kushtetuese deri në fund të këtij viti.

“E di që së paku edhe në gjuhën maqedonase kam dhjetëra deklarata dhe askund nuk kam thënë që në fund të vitit, nëse nuk bëhen ndryshimet kushtetuese, ne do të dalim nga qeveria. Për arsye se këtë qeveri kur e kemi komponuar, nuk e kemi komponuar ne me një këmbë brenda, e me një këmbë jashtë, duke kërcënuar partnerin tonë të koalicionit se nëse bëhet kjo ose nëse bëhet ajo, ne do ta lëshojmë qeverinë, kjo është pjesë e një të kaluare, që tash është pas nesh”, tha mes tjerash Murtezani./tv21.tv

Të ngjajshme

Të fundit