10.8 C
Skopje
E enjte, 6 Shkurt, 2025

Propozimi i Trumpit i papranuar nga bota

Propozimi i Trumpit i papranuar nga bota

Propozimi i Presidentit Trump për zhvendosjen e detyruar të palestinezëve nga Gaza është thellësisht shqetësuese. Kjo do të shkelte të drejtat e palestinezëve dhe të drejtën ndërkombëtare dhe do të pengonte përpjekjet për të promovuar paqen dhe sigurinë për të gjithë në rajonin e Lindjes së Mesme.

Ajo që duhet bërë është angazhimi diplomatik për arritjen e një zgjidhjeje mes dy shteteve, me një shtet palestinez funksional dhe të lirë që jeton krah për krah në paqe dhe siguri me një fqinjësi me shtetin e Izraelit.

Prioriteti duhet të jetë përfundimi i fazës së parë të armëpushimit dhe mbështetja masive për familjet palestineze në Gaza në rindërtimin e shtëpive dhe jetëve të tyre, pasiqë një plan i spastrimit etnik siç e propozon Trump, e ka lënë në pozitë aspak të lakmueshme edhe Egjiptin.

Një pjesë e Sinait mund të shkëputet nga Egjipti dhe rrjedhimisht harta e Egjiptit mund të ndryshohet. Kjo është arsyeja pse ushtria egjiptiane ka ndërtuar forca ushtarake në kufijtë e Gazës dhe Izraelit për disa kohë. Por herët a vonë, Izraeli do të sulmojë Egjiptin, do të dojë të pushtojë Sinain dhe do të përdorë SHBA-në për këtë. Rezistenca në Gaza ishte gjithashtu një rezistencë që mbrojti Egjiptin!

Propozimin e tillë të Trumpit e kanë kundërshtuar edhe BE-ja. Gjegjësisht Franca dhe Gjermania kanë deklaruar se Rripi i Gazës i përket palestinezëve dhe se dëbimi i tyre do të ishte i papranueshëm dhe në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare. Bregu Perëndimor dhe Jerusalemi Lindor u përket palestinezëve dhe ato përbëjnë bazën për një shtet të ardhshëm të Palestinës.

Zhvendosja e detyrueshme e palestinezëve padyshim se do ishte një faktor i madh destabilizimi mbi marrëdhëniet e ngushta diplomatike që kanë BE-ja me Egjiptin dhe Jordaninë.

Ideja e tillë e Trump është kundërshtuar edhe nga Turqia, Kina dhe Arabia Saudite, ku Princi i Kurorës, Mohammed bin Salman si aleati kryesor i SHBA-së në Lindjen e Mesme deklaroi se nuk do të krijonte një lidhje me Izraelin pa krijimin e shtetit palestinez.

Së fundmi, por jo më pak e rëndësishme, opinioni publik i SHBA-së e kundërshton rreptësisht tentativën për ngatërresa të reja në zonat e konfliktit që janë shkaktuar me vite në Lindjen e Mesme.

Të ngjajshme

Të fundit