30.8 C
Skopje
E mërkurë, 12 Gusht, 2026

“Borxh ndaj Kurtit” / Sipas Qokut, VLEN-i s’është projekt shqiptar por një degë e Vetëvendosjes ?!

Iftari i shtruar nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për liderët e VLEN-it, ishte një darkë miqësore dhe nuk ishte takim për për t’u përçuar mesazhe, tha përfaqësuesi i Vetëvendosjes në koalicionin VLEN, Bekim Qoku.

Në intervistën për Alsat, Qoku tha se VLEN-i është i bashkuar dhe duhet të qëndrojë i tillë, pasi këtë gjë ia ka borxh kryeministrit Kurti.

“Unë jam i sigurtë se iftari te Kurti nuk do të jetë darka e fundit e krerëve të VLEN-it sepse VLEN-i vazhdon të funksionojë fuqishëm dhe sepse kryeministri Kurti është garancë i funksionimit dhe qëndrueshmërisë se VLEN-it. VLEN-i i ka borxh kryeministrit Kurti që të qëndroj stoik, të qëndrojë bashkë edhe të qëndrojë fuqishëm sepse VLEN-i përfaqëson një projekt historik për të gjithë shqiptarët”, tha Qoku.