33.1 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Mickoski pritet të takohet me partnerët shqiptarë pas krizës në VLEN

Kryeministri Hristijan Mickoski pritet gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, që kulmuan me largimin e ASH-së së Taravarit nga ky koalicioni, shkruan Alsat.

Sipas Alsat, eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare.