Kryeministri Hristijan Mickoski pritet që gjatë javës të realizojë takime me partnerët shqiptarë në Qeveri për të shqyrtuar pozicionet politike pas trazirave në VLEN, të cilat kulmuan me largimin e Aleancës për Shqiptarët nga koalicioni. Eksponentët kryesor të VLEN-it kërkojnë largimin e Taravarit nga Qeveria pasi për ata, është e papranueshme të kenë dikë në bashkëqeverisje, që në të njëjtën kohë thur plane bashkëpunimi me BDI-në opozitare. Ziadin Sela, mbrëmë deklaroi se periudhën e kaluar Taravari është takuar 2-3 herë me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.
Pa iu referuar deklaratës së Selës që shkaktoi reagime në opinionin publik, Taravari në një status në Facebook, shkruan shkurt se busulla e vetme e orientimit të tij është populli, i cili është ndërgjegjja, zëri dhe forca e tij. /Alsat.mk




