29.2 C
Skopje
E mërkurë, 17 Qershor, 2026

Bilall Kasami pritet të jetë lideri i ri i VLEN-it

POPULLI.mk mëson se Bilall Kasami do të marrë drejtimin e koalicionit VLEN. Sipas burimeve thonë se tashmë ekziston një marrëveshje mes liderëve të tjerë të koalicionit për ta mbështetur Kasamin si kryesues.

Ende mbetet të shihet se si do të pozicionohet VLEN në zgjedhjet e ardhshme dhe sa do të arrijë të ruajë mbështetjen në kampin shqiptar.

Sfida e madhe për Kasamin dhe VLEN-in do të jetë përballja me Bashkimin Demokratik për Integrim, një parti që tradicionalisht ka një bazë të fortë votuesish.

A do të arrijë Kasami ta mbajë VLEN-in në krye të skenës politike shqiptare? Kjo do të varet nga dinamika e zgjedhjeve dhe strategjia që do të ndjekë koalicioni në muajt në vijim. / © POPULLI.mk