31.4 C
Skopje
E hënë, 10 Gusht, 2026

Gashi uron Ditën e Evropës: 9 Maji, simbol i paqes dhe bashkimit

Gashi uron Ditën e Evropës: 9 Maji, simbol i paqes dhe bashkimit

Me rastin e 9 Majit – Ditës së Evropës, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi, në emër të Kuvendit dhe në emrin e tij personal, ka shprehur urimet më të sinqerta për këtë ditë të veçantë që simbolizon paqen, unitetin dhe të ardhmen e përbashkët të popujve evropianë.

“Dita e Evropës na rikujton rëndësinë e solidaritetit, bashkëpunimit dhe kultivimit të vlerave evropiane. Ajo është një kujtesë për rrugën që kemi zgjedhur dhe për angazhimin tonë të përbashkët drejt një shoqërie më të drejtë dhe më të zhvilluar,” thuhet në urimin e kryetarit të Kuvendit.

Ai ka theksuar se perspektiva evropiane për Maqedoninë e Veriut mbetet një synim i qartë drejt zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe mirëqenies për të gjithë qytetarët. Në këtë drejtim, Kuvendi, si institucion me legjitimitet demokratik, do të vazhdojë të luajë rol aktiv në avancimin e proceseve reformuese dhe përputhjen me standardet evropiane.

“Në këtë 9 Maj, le të rigjejmë forcën dhe vullnetin për një përkushtim edhe më të madh ndaj së ardhmes sonë evropiane,” përfundon urimi i kryetarit Gashi.