Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes një komunikate njofton se po punon në rritjen e efikasitetit energjtik dhe përdorimin e burimeve të rinovueshme të energjisë. Për këtë qëllim, në 50 shkolla në të gjithë Maqedoninë gjatë verës do të vendosen sisteme fotovoltaike.
“Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka nënshkruar marrëveshje për një grant të pakthyeshëm prej 1.1 milion eurosh me Bankën për Zhvillim të Këshillit të Evropës, për investime në burime të rinovueshme të energjisë. Me këtë investim do të kursehen mjete të shumta buxhetore, dhe këto para mund të riinvestohen në projekte infrastrukturore, tekste shkollore dhe mjete ndihmëse digjitale për nxënësit. Përmes investimit në burime të rinovueshme të energjisë, do të ulim kostot financiare, por do të kontribuojmë edhe në uljen e ndotjes së mjedisit jetësor”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.