Në një vjetorin e qeverisë opozita maqedonase kritikon ashpër pushtetin për uljen e dinjitetit të qytetarëve. Mbi të gjitha, LSDM-ja thotë se pas një viti të qeverisë së re, gjendja ekonomike është alarmante.
“Punëtorët, fermerët dhe të rinjtë janë poshtëruar. Në vend të ndryshimeve të premtuara, kemi fituar një qeveri të vjetër dhe të korruptuar, me luks për zyrtarët dhe varfëri e frikë për qytetarët. Situata ekonomike është katastrofike. Jeta po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pagat nuk rriten kurse çmimet rriten çdo ditë. Ngrohja është bërë e shtrenjtë, energjia elektrike është bërë më e shtrenjtë. Njerëzit kanë mbetur vetëm, ndërsa qeveria po e tepron me luksin – avionë privatë, hotele ëndrrash, vakte të shtrenjta, papaja, mango”, tha Simona Cvetanoski, LSDM.
VMRO-DPMNE-ja nga ana tjetër lavdërohet duke numëruar të arriturat. Ata thonë se trashëguam ekonomi të rëndë, shtet në prag të bankrotit dhe institucione të shkatërruara.
VMRO-DPMNE
- Për tre tremujorë radhazi kemi parë rritje të PBB-së prej 3%.
- Shumë historikisht më e lartë e investimeve të huaja direkte prej një miliard e 255 milionë eurosh.
- Pensionet u rritën me 5,000 denarë,
- Punonjësit e sektorit të sigurisë morën një rritje page prej 10 përqind.
- Pagat në arsim u rritën me 12 përqind,
- Në kujdesin shëndetësor, deri më tani pagat e të gjithë punonjësve janë rritur me 15 përqind,
- Pas shumë vitesh, lista pozitive e ilaçeve është zgjeruar.
- Puna intensive po zhvillohet edhe në ndërtimin e autostradave pjesë e Korridorit 8 dhe 10D, si dhe autostradës Kërçovë-Ohër.
- Marrëveshja strategjike me Mbretërinë e Bashkuar… hap një cikël investimesh prej 6 miliardë eurosh.
Te blloku shqiptar, kritikat dhe akuzat janë kryesisht mbi baza etnike. Fronti Evropian thotë se sot qytetarët shqiptar janë të nënçmuar.
“Gjuha shqipe po degradohet brutalisht, ligjet dërgohen vetëm në maqedonisht. Tabelat rrugore ndërrohen, pa shqipen në to dhe mbi 78 institucione refuzojnë të zbatojnë ligjin për përdorimin e gjuhës shqipe. Po tentojnë të shfuqizojnë edhe statusin e inspektoratit të gjuhës. Në vendimmarrje shqiptarët injorohen totalisht. Nuk ftohen në vizitat shtetërore dhe në takimet qeveritare, zëvendësohen nga maqedonas. Për vendimet më të rëndësishme shqiptarët mësojnë vetëm nga mediat”, tha Blerim Bexheti, Fronti Evropian
E ndërkohë, sipas VLEN, shqiptarët për herë të parë gëzojnë statusin e merituar.
“Shqiptarët me VLEN-in në qeveri për herë të parë gëzojnë status të merituar në institucionet shtetërore. Me VLEN-in në qeveri nuk ka më me 20 vjet përvojë pune dhe ende bashkëpunëtor të rinj. Por kemi shqiptar të cilët gëzojnë dinjitet në vitin e parë të qeverisjes tonë, pra ka një dallim të jashtëzakonshëm mes dy qeverive të ndryshme”, deklaroi Bekim Qoku, VLEN.
Për një vjetorin e qeverise, para godinës së ekzekutivit në orët e mbrëmjes do të ketë fjalim edhe kryeministri Hristijan Mickoski. /Alsat.mk