Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme informoi se dje, katër shtetas të RMV-së një nënë dhe tre fëmijë u evakuuan me një fluturim nga Tel Avivi për në Athinë.
Deri më sot, numri i përgjithshëm i qytetarëve nga vendi jonë të evakuuar ka arritur në 12, tetë nëpërmjet Egjiptit me një aeroplan qeveritar dhe katër nëpërmjet Athinës. Shumica e të evakuuarve janë fëmijë.
“Sipas informacionit nga misioni diplomatik dhe konsullor në Tel Aviv, dhe duke marrë parasysh armëpushimin në fuqi që nga 24 qershori dhe stabilizimin e situatës së sigurisë, qytetarët që fillimisht ishin përgatitur për evakuim emergjent aktualisht po e shtyjnë largimin e tyre. Kufizimet që lidhen me konfliktin me Iranin janë hequr dhe shkollat, institucionet dhe dyqanet janë duke funksionuar përsëri”, njoftojnë nga MPJ-ja.