23.8 C
Skopje
E mërkurë, 25 Qershor, 2025

Mickoski “pranon humbjen” me Gjyqësorin

Kryeministri Hristijan Mickoski shpreh keqardhje pse nuk ishte më agresiv kundër gjykatësve dhe prokurorëve të cilët sipas tij kanë ndikuar në rrënimin e besimit të qytetarëve në sistemin gjyqësor.

Mickoski gjatë intervistës në Radiotelevizionin Publik tha se kundër Këshillit Gjyqësorë dhe atij të Prokurorëve Publik, Qeveria bëri atë që kishte si mjet demokratik dhe se rezultatin e saj e pret së shpejti.

Duke folur për mos shkarkimin e kryeprokurorit Kocevski, kreu i ekzekutivit tha se një rrezik të tillë e mori përsipër me qëllimin e vetëm që të mos cenohet hetimi për Koçanin.

“Në aspektin politik, kundër Këshillit Gjyqësorë ne e bëmë atë që mundëm ta bënim. Këtu e kam fjalën për mos besimin e votuar në Kuvend. Edhe atëherë thash se kjo nuk do të jetë përfundimtare sepse i mbron kushtetuta…..Mbase pak gabuam pse nuk ishim edhe më agresiv në fillim. Menduam se do t’i thërrasin mendjes dhe ndjenjave dhe do ta rreshtohen me interesat e qytetarëve dhe jo me interesat partiake dhe biznesore”, tha Hristijan Mickoski, Kryeministër./ Alsat.mk

Të ngjajshme

Të fundit