Kapiteni i FC Shkupit, Hamza Ramani, ka njoftuar sot largimin e tij nga klubi bardhekaltër, duke i përshëndetur tifozët, bashkëlojtarët dhe veçanërisht Shvercerat me një mesazh emocionues, informon POPULLI.mk
“Sot, fizikisht largohem nga FC Shkupi, edhe njëherë tjetër, kësaj radhe edhe si kapiten i ekipit. Por ajo që nuk largohet kurrë, është ndjenja që mbaj për këtë klub dhe për ju, tifozët më të zjarrtë që kam njohur ndonjëherë,” ka shkruar Ramani.
Ai theksoi se Shkupi do të mbetet gjithmonë shtëpia e tij, ndërsa Shvercerat i quajti “zemra e kësaj shtëpie”.
“Kam dhënë gjithçka në fushë me krenari, për fanellën, për qytetin dhe ngjyrat bardhekaltër, në kohërat edhe më të vështira,” shtoi kapiteni.
Ramani e përmbylli mesazhin e tij me fjalët: “Kjo nuk është fundi, por një ‘mirupafshim’ me shpresë dhe dëshirë për kohë shumë më të mira, për të gjithë ne. I uroj klubit shumë suksese në të ardhmen.” / © POPULLI.mk
