Christopher Nkunku është gati të pranojë një ulje page për t’u transferuar te Milani, raporton “La Gazzetta dello Sport”. Sulmuesi i Chelseat ka arritur marrëveshje personale me kuqezinjtë, duke pranuar të fitojë më pak se 5 milionë euro në sezon, por Milani duhet të gjejë akord me klubin anglez.
‘Rossonerët” synojnë ta mbyllin transferimin për 35-40 milionë euro, ndërsa Chelsea kërkon më shumë, pasi e bleu francezin për mbi 60 milionë dy vite më parë.
Nkunku është zgjedhja e parë e Milanit pas dështimit të marrëveshjeve për Victor Boniface dhe Conrad Harder. Alternativë mbetet Artem Dovbyk i Romës, ndërsa emri i Dusan Vlahovic gjithashtu mbetet në tavolinë.
