35.4 C
Skopje
E mërkurë, 5 Gusht, 2026

Mexhiti: Arsimi në Çair është prioritet – përfundon fushata e pastrimit dhe përgatitjes së shkollave

Kandidati për kryetar të Çairit, nga radhët e VLEN-it, Izet Mexhiti, vizitoi një nga shkollat e kësaj komune, nga ku edhe njoftoi se ka përfunduar fushata për pastrimin dhe përgatitjen e shkollave fillore për fillimin e vitit të ri shkollor. Ai tha se arsimi në Çair është prioritet për të, ndërsa  realizoi takim me mësimdhënësit.

“Është obligim i yni që nxënësve që fatmirësisht janë shumë në Komunën e  Çairit, ku vetëm fatosa për herë të parë po regjistrohen në klasën e parë janë rreth 1000 nxënës në nivel të Çairit, t’ju mundësojmë kushte më të mira për mësim. Gjithashtu dua të njoftoj opinionin e sidomos prindërit e Çairit se së shpejti do ta promovojmë konceptin për mësim në një ndërrim, duke filluar nga shkolla fillore “Kongresi i Manastirit” prej 1 shtatorit këtë vit”, tha Izet Mexhiti, Kandidat për Çairin, VLEN./ Alsat.mk