26.1 C
Skopje
E martë, 11 Gusht, 2026

Izet Mexhiti viziton familjen e luf’tëtarëve Suat dhe Gani Bushi në Serovë

Kandidati i VLEN për Çair, Izet Mexhiti, ka zhvilluar një takim me familjen e nderuar Bushi, të luftëtarëve Suat dhe Gani Bushi, në Serovë.

Gjatë vizitës, Mexhiti theksoi se përkrahja e qytetarëve është çelësi i fitores dhe i vizionit për një komunë që sjell zhvillim, drejtësi dhe progres.

“Familja Bushi, me pritjen e tyre të ngrohtë dhe përkrahjen e vendosur, na dha një mesazh të fuqishëm: rruga e fitores kalon përmes përkrahjes së qytetarëve që e duan dhe e mbrojnë Çairin”, u shpreh kandidati.

Ai theksoi se Çairi nuk ka kohë për eksperimente dhe se qytetarët e Serovës e dinë kush ka vizionin dhe përkushtimin për ta çuar komunën përpara.

“Së bashku po shkruajmë historinë e një fitoreje që do ta bëjë Çairin më krenar se kurrë!”, shtoi Mexhiti.

Takimi i fundit me familjen Bushi u konsiderua një simbol i mbështetjes së gjerë lokale dhe i energjisë që po ndihmon fushatën e VLEN-it drejt fitores në Çair. (INA)