Të nderuar miq, familjarë dhe qytetarë të Shkupit,
Un ABDULLAH ISMAILI , kam nderin të ju njoftoj se në këto zgjedhje lokale do të jem kandidat për Këshillin e Qytetit të Shkupit, nga radhët e BDI-së, në kuadër të koalicionit Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI).
Me besim dhe përkushtim, kërkoj mbështetjen tuaj që zëri i të rinjve dhe i qytetarëve të dëgjohet fuqishëm!
Shkupi ka nevojë për frymë të re, për ide të reja, dhe për njerëz që e duan këtë qytet me zemër.
Bashkë për Shkupin që e meritojmë të gjithë!




